Sherre mes nxënësve në Drenas, ka të lënduar e të arrestuar

Sot rreth orës 08:00 në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish, transmeton TeleshkronjaPost.

Policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit; L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për tu proceduar më tej”, njofton policia.

Polica thotë se viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor./TeleshkronjaPost/