Sipas Amosit, ky banor do të jetë fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’

, Teleshkronja Post

Njëri nga banorët më të përfolur sivjet tek Big Brother Albania është Amos Zaharia. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku foli pas eliminimit nga “Big Brother VIP”.

Gjatë intervistës aktori u pyet se kush mendon se do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”. Amos tha emrin e Luizit duke qenë se këngëtari është shumë i pëlqyer në publik.

“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton. Olta i ka ndjenjat mikse jashtë”, u shpreh ai.

, Teleshkronja Post