Situata Kosovë-Serbi | Sali Berisha: Rama lëshon rrufe ndaj Kurtit që të mbrojë padronin Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar mbi situatën mes Kosovës dhe Serbisë, teksa ka mbajtur një qëndrim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se ka disa ditë që Rama i është përveshur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në mënyrën më vulgare.

Sipas tij Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti kane zero efekt , por megjithatë vazhdon duke “lëshuar rrufe ndaj tij”.

Ai shtoi më tej se Rama e bën këtë për të mbrojtur “padronin e tij”, Vuçiç dhe si hakmarrës për të ndërsyer forcat politike në Kosovë kundër Kurtit.

Postimi i plotë nga Sali Berisha në lidhje me kritikat e Edi Ramës për Albin Kurtin: