Stresi: Kam parë ëndërr se do jem fitues, “ma konfirmoi” një kalë i bardhë që fluturonte

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Melisa gjatë ditës së sotme ka luajtur rolin e gazetares, teksa konkurrentëve të saj u ka bërë pyetje nga më të ndryshmet.

Një ndër “të intervistuarit” e Melisës ishte edhe Stresi, teksa ky i fundit u pyet se – “A është suportues i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova?”.

“Në fakt, unë e kam parë në ëndërr që do të jem fitues. Më erdhi një kalë i bardhë që fluturonte dhe erdh në oborr nga lart. Por, kisha mbrapa një femër që nuk doja t’a shihte atë kalë dhe ia mbylla perdet dhe derën sepse nuk doja, ishte për mua ajo surpriza”, ka thënë Stresi pos tjerash.

Madje, Stresi ka thënë se “banorët nuk kanë arritur akoma ta prekin pikën e tij të dobët”. Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.