Sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku lë Kosovën për Shqipërinë?

Futbollisti nga Gjilani, Mirlind Daku shumë shpejt do ti bashkohet kombëtarës se Shqipërisë.

Televizioni Kanal10 siç raporton, Daku tashmë ka arritur marrëveshje me krerët e FSHF-së dhe është në pritje të pasaportës shqiptare të cilën do ta marrë shumë shpejt.

25-vjeçari kishte qenë pjesë e grupmoshës U21 të Kosovës, ndërsa debutimin me kombëtaren A të “Dardanëve”, Daku e kishte bërë në nëntor të vitit 2020.

Si Mirlindi, kohë më parë kishte vepruar edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili kishte luajtur me fanellën e Kosovës./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post