Super goli i Edon Zhegroves kundër Lyon në Kupën Franceze (VIDEO)

Mesfushori sulmues i Kosovës, Edon Zhegrova, po shkëlqen te skuadra e tij franceze, Lille.

Pas golit në fundjavë ndaj Rennes, 23-vjeçari ka shënuar një supergol në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Lyonit.

Edon Zhegrova shënoi golin e barazimit në minutën e 64-të, duke çuar shifrat në 2-2, transmeton Teleshkronja post.

Aksionin e bukur dhe golin e Edonit mund ta shikoni në këtë vegzën KËTU./TeleshkronjaPost/