Surpriza e shumëpritur nga Noizy & Stresi

Noizy & Stresi Ju mbahet mend kur ishit të bindur që ca gjëra s’do të ndodhnin kurrë? Për shembull që do do të ndahej Angelina Jolie dhe Brad Pitt, apo Stresi dhe Noizy do të bënin një këngë bashkë? Epo, të dyja ndodhën!

Noizy & Stresi, nga rivalë në miq, do të sjellin një bashkëpunim dhe këtë e ka bërë me dije Noizy në një postim në Instagram, njofton TeleshkronjaPost.

Videoja mban mbishkrimin: “Kur vim na” që mund të jetë edhe titulli i këngës dhe sipas Stresit, do të jetë hit veror.

Ky është komenti i tij në Instagram:

Noizy & Stresi, Teleshkronja Post

Deri tani, njerëzit janë super të emoncionuar dhe mund të themi që u realizua edhe një dëshirë tjetër tek ajo lista e fëmijërisë.

Ndër komentet e shumta në videon e postuar, pati edhe nga ata komentues që risollën me stil konfliktin e vjetër të dyshes dhe thanë që s’u flisnin më miqve të vjetër se ca mbanin anën e Stresit dhe ca të Noizy-t.

Nejse djema, të shkuara të harruara. Pajtohuni me shokët, dëgjoni bashkë këngën e reperave dhe qeshni me kohën kur ziheshit se cili i kishte këngët më zjarr. :’)

Dëgjojeni pak projektin Noizy & Stresi, i paralajmëruar së fundmi :