Numërohen 70% e votave, ky është rezultati (Grafika)

22:35 — KQZ-ja ka numëruar 70% të votave totale tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.15% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.67% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.48% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 7.71% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.60% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Grafikoni i plotë i rezultatit zgjedhorë pas 70% të votave./TeleshkronjaPost.com/

Daut Haradinaj: Spo shohim ëndrra, do i marrim mbi 20 deputetë

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se mendojnë se do të kenë mbi 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai ka dhënë arsyet e këtij synimi të partisë që udhëheq Ramush Haradinaj.

“Matematika jonë është shumë e thjeshtë. Domethënë mendimin e kemi për me dalë 20 deputetë plus. Ky është qëllimi dhe është pretendim real. Nuk jemi duke parë ëndrra, por në bazë të asaj që shohim në terren, në bazë të listës po ashtu, të kaluarës tonë, në bazë të kryetarëve të komunave që kanë punuar fort”, thotë Haradinaj në Kanal10.

“Aleanca është më e madhja në pushtet lokal. Ne jemi me shtatë komuna në nivel të qeverisjes. Jemi partia e parë dhe ajo ka me u përkthyer në votë detyrimisht. Në 13 komuna bashkëqeverisim thotë ai”, thotë ai.

Lista e plotë e AAK’së, ministri Selimi i 100’i

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),.

Si përherë kësaj liste i prin kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Pas tij pasojnë edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri me numër pesë, deputetin Bekë Berisha me numër tre, si dhe kryesuesen e Grupit Parlamentar të AAK’së, Albena Reshitaj.

Habia e kësaj liste është vendosja e Ministrit të Drejtësisë në detyrë, Selim Selimit, në vendin e 100’të.