LIVE Rezultati: Drenasi shkon në balotazh ?

[22:32]- Rezultati mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së dhe Driton Ajazit të DD-së po shkon drejt balotazhit.

Deri tani, Lladrovci ka marrë 45.60 për qind të votave, ndërsa Ajazi ka marrë 31,66%.

[21:26] – Kandidati i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci po prin bindshëm, raporton Gazeta Express.

Deri tani, Lladrovci po prin me 46.61 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij, Driton Ajazi me 32,22 për qind.

[20:53]- Po vazhdon numërimi i votave në Drenas, ku kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci po prin me 47.41 për qind të votave.

Ndërsa, kundërkandidati i tij, Driton Ajazi, me 30.85 për qind të votave.

[20:12] – Nga numërimi i votave në Drenas, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci po prin me 43.09 për qind të votave.

Ndërsa kandidati i DD-së, Driton Ajazi aktualisht po merr 31.87 për qind të votave.

[20:00] – Ka nisur numërimi i votave në Drenas, ku nga të dhënat e fundit të KQZ-së, kandidati Driton Ajazi merr 32.38 për qind të votave.

Ndërsa kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci deri tani ka marrë 28.83 për qind.

Ndërsa kandidati i VV-së, ka marrë 25.62 të votave, Xhavit Drenori nga GPD ka marrë 12.10 për qind të votave.

Kandidatja e LDK-së, Anduena Gllareva ka marrë 0.71 për qind të votave, ndërsa Arta Ahmeti Xhylani nga AAK ka marrë 0.36 për qind të votave.

E FUNDIT: Ky ështe rezultatit i zgjedhjeve në Drenas [FOTO]

Drenasi me përkrahje të jashtëzakonshme për PDK-në

Se Drenasi mbetët bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, u vërtetua sonte në tubimin e PDK-së në Drenas.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj në një tubim madhështor në Drenas ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes.

Hoxhaj ka thënë se Drenasi e Drenica i kanë dhënë Kosovës dy projekte të mëdha, UÇK-në dhe PDK-në, e fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë jetësim i idealeve të dëshmorëve e heronjve te vendit.

“Fitorja e madhe e Partisë Demokratike të Kosovës i bjen nën një jetësim i idealeve të dëshmorëve, jetësim i idealeve të heronjve, jetësim i idealeve të veteranëve, të invalidëve të luftës, jetësim i idealeve të ish të burgosurve politik që i shoh sot këtu. I bie jetësim i idealeve edhe të UÇK-së edhe të PDK-së, se kah ka rrugëtuar UÇK ka rrugëtuar PDK, ka rrugëtuar liria dhe pavarësia e Kosovës”, ka thënë ai.

“Një parti politike që ka lind në stuhi, një parti politike që ka dal prej shtigjeve ku ka ec UÇK-ja, një parti politike e cila ka dalë me idealet kah kanë dalë të burgosurit politikë prej okupimit serb, natyrisht që më së paku ta ngritnim flamurin e bardhë. Unë jam këtu që t’i jetësojë idealet e të gjithë juve, të gjithë atyre në Republikë të Kosovës që i kanë besuar Hashim Thacit, Kadri Veselit, PDK-së, UÇK-së duke udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se fitorja e PDK-së do t’ua pamundësojë marrjen e shtetit në dorë atyre që nuk e kanë njohur dhe nuk e duan shtetin.

“Fitorja jonë do ta pengojë marrjen e shtetit në dorë dhe atyre të cilët nuk e kanë njohur, nuk e duan, nuk e çmojnë këtë shtet. Në këtë drejtim unë dua që askush tjetër në Drenicë, se Drenica është zemra e PDK-së, zemra e UÇK-së të merr vota përvec PDK-së , ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se këto zgjedhje shumë të rëndësishme për PDK-në, jo vetëm për ta udhëhequr vendin, por edhe për ta mbrojtur shtetin tonë, të cilin e ndërtuam mbi gjakun dhe sakrificën e bijve e bijave më të mira të kombit.

“Dita e fitores po afron. Dilni e kërkoni votën për PDK-në në Komunën tonë dhe gjithandej ku keni familjarë, sepse keni argumente të mjaftueshme se jemi shembull në qeverisje, jemi shembull për performancë e transparencë. Ne dimë dhe kemi vullnet të punojmë për qytetarët dhe për Kosovën, sepse ne duam përparim. Sepse Kosova meriton më shumë. Kosova meriton më mirë.”, ka thënë ai.

Ndërsa kandidati për deputet Sejdi Hoxha ka thënë se kjo mbështetje nga Drenasi vjen fuqishëm për Hashim Thaçin e Kadri Veselin./TeleshkronjaPost/