Drenasi me përkrahje të jashtëzakonshme për PDK-në

Se Drenasi mbetët bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, u vërtetua sonte në tubimin e PDK-së në Drenas.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj në një tubim madhështor në Drenas ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes.

Hoxhaj ka thënë se Drenasi e Drenica i kanë dhënë Kosovës dy projekte të mëdha, UÇK-në dhe PDK-në, e fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë jetësim i idealeve të dëshmorëve e heronjve te vendit.

“Fitorja e madhe e Partisë Demokratike të Kosovës i bjen nën një jetësim i idealeve të dëshmorëve, jetësim i idealeve të heronjve, jetësim i idealeve të veteranëve, të invalidëve të luftës, jetësim i idealeve të ish të burgosurve politik që i shoh sot këtu. I bie jetësim i idealeve edhe të UÇK-së edhe të PDK-së, se kah ka rrugëtuar UÇK ka rrugëtuar PDK, ka rrugëtuar liria dhe pavarësia e Kosovës”, ka thënë ai.

“Një parti politike që ka lind në stuhi, një parti politike që ka dal prej shtigjeve ku ka ec UÇK-ja, një parti politike e cila ka dalë me idealet kah kanë dalë të burgosurit politikë prej okupimit serb, natyrisht që më së paku ta ngritnim flamurin e bardhë. Unë jam këtu që t’i jetësojë idealet e të gjithë juve, të gjithë atyre në Republikë të Kosovës që i kanë besuar Hashim Thacit, Kadri Veselit, PDK-së, UÇK-së duke udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se fitorja e PDK-së do t’ua pamundësojë marrjen e shtetit në dorë atyre që nuk e kanë njohur dhe nuk e duan shtetin.

“Fitorja jonë do ta pengojë marrjen e shtetit në dorë dhe atyre të cilët nuk e kanë njohur, nuk e duan, nuk e çmojnë këtë shtet. Në këtë drejtim unë dua që askush tjetër në Drenicë, se Drenica është zemra e PDK-së, zemra e UÇK-së të merr vota përvec PDK-së , ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se këto zgjedhje shumë të rëndësishme për PDK-në, jo vetëm për ta udhëhequr vendin, por edhe për ta mbrojtur shtetin tonë, të cilin e ndërtuam mbi gjakun dhe sakrificën e bijve e bijave më të mira të kombit.

“Dita e fitores po afron. Dilni e kërkoni votën për PDK-në në Komunën tonë dhe gjithandej ku keni familjarë, sepse keni argumente të mjaftueshme se jemi shembull në qeverisje, jemi shembull për performancë e transparencë. Ne dimë dhe kemi vullnet të punojmë për qytetarët dhe për Kosovën, sepse ne duam përparim. Sepse Kosova meriton më shumë. Kosova meriton më mirë.”, ka thënë ai.

Ndërsa kandidati për deputet Sejdi Hoxha ka thënë se kjo mbështetje nga Drenasi vjen fuqishëm për Hashim Thaçin e Kadri Veselin./TeleshkronjaPost/

Hoxhaj thumbon kundërkandidatët: Mos votoni parti që s’e kalojnë̈ pragun dhe s’qeverisin as 50 ditë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, derisa ka mbajtur një takim me qindra të rinj nga Malisheva, ka dhënë mesazhe të forta dhe porosi të qarta se kush duhet te vonohet në këto zgjedhje.

Sot nga Malisheva, qindra të rinj aderuan në Partinë Demokratike të Kosovë, e kjo u bë e ditur përmes një tubimi në këtë qytet ku prezent ishte edhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj.

Hoxhaj, para të rinjve porositi që të mos votohen ata që nuk mund ta kalojnë as pragun, e madje të mos votohen as ata që s’mund ta mbajnë qeverinë as për 50 ditë.

“Mos hidhni votë për ata që s’mund ta kalojnë pragun, e as për ata që i fitojnë do vota po s’mund të rrijnë as 50 ditë në pushtet”, ka thënë Hoxhaj.

Derisa ka shpalosur planin e rimëkëmbjes në fushën e ekonomisë, drejtësise e të shëndetësisë, Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së tashmë ka nisur në Malishevë, para përkrahjes së madhe që mori sot nga qindra të pranishëm.

Hoxhaj i PDK-së: Kurti po injoron qytetarët, regjimet autokratike ikin nga debati

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, bashkë me sekretarin e partisë, gjithashtu kandidat për deputet, Uran Ismailin, përmes një adresimi kanë shpalosur programin e rimëkëmbjes së shëndetësisë në Kosovë.

Përmes një adresimi që u transmetua në shumicën e televizioneve dhe mediave online në Kosovë, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj dhe kandidati për deputet Uran Ismaili, kanë shpalosur programin e PDK-së për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë në Kosovë.

Ai, gjithashtu, pati edhe disa fjalë për Albin Kurtin, liderin e VV-së, i cili kishte refuzuar të dalë në debat me Hoxhajn, me ftesë të këtij të fundit.

Madje, Hoxhaj, për refuzimin e Kurtit për ballafaqim në debate, tha se vetëm regjimet autokratike e bëjnë këtë.

“Për fat të keq Vetëvendosje po i injoron qytatarët. Sepse nuk i respekton proceset demokratike. I intereson vetëm pushteti por jo qytetarët dhe interesi i tyre. Kjo parti dëshiron pushtetin, por nuk po na tregon cka do të bëjnë me pushtetin. Nuk dëshiron të diskutoj për programe me ne. Por kjo është shumë e gabuar. Vetëm regjimet autokratike e bëjnë këtë.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, gjithashtu tha se Lëvizjes Vetëvendosje iu është dhënë shanca që të formojë qeverinë vitin e kaluar dhe ata dështuan. Sipas tij, kjo parti përbëhet nga një njeri, i cili nuk mund të bashkëpunojë me askënd dhe nuk e respekton askënd.

“LVV-së i është dhënë shanca që të formojë qeverinë vitin e kaluar. Ata dështuan. Sepse kjo parti përbëhet nga një njeri.Albin Kurti nuk mund të bashkëpunoj me askënd. Ai e ka dëshmuar një gjë të tillë. Sepse ai nuk e respekton askend. Sepse nuk i respekton rregullat e një procesi demokratik. Sepse nuk i respekton institucionet tona.”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj tha se Albin Kurti nuk e respekton procesin zgjedhor, ikë nga debatet dhe nuk i respekton qytetarët e as institucionet.

“Ai tha se do të jetë Kryeministri, por më lejoni t’i them unë atij diçka. Ai nuk është i denjë për të qenë Kryeministër.. Sepse është një njeri i vetëm. Sepse ai nuk mund të bashkëpunoj. Ai e ka dëshmuar veten e tij. Qytetarët ja kanë dhënë atij një shancë. Dhe ai e ka hedhur poshtë atë. Qeverisja e Shëndetshme është Puna në Ekip. Jo një shfaqje i një njeriu të vetëm si z. Kurti.”, u shpreh kandidati për kryeministër Hoxhaj.

Kujtojmë adresimin e javës së kaluar që kandidati për kryeministër e bëri bashkë me kandidatin për deputet Bedri Hamza, ku folën për programin e rimëkëmbjes ekonomike në Kosovë.