Portieri Ujkani fajëson gjyqtarin për humbjen nga Suedia

Përfaqësuesja e Kosovës me humbje të thellë e nisi rrugëtimin për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“Dardanët” pritën në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Suedisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3, transmeton Teleshkronja Post.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani është deklaruar për humbjen e thellë.

E humbëm ndeshjen në mënyrë të çuditshme, golat i hëngrëm pa lidhje dhe referi ishte skandal”, deklaroi Ujkani në “SS Kosova”.

“Kemi mundur të bëjmë më shumë, duhet ta pranojmë këtë dhe duhet harruar kjo humbje para ndeshjes me Spanjën”, theksoi portieri i Torinos.

“Nuk kam dëshirë të flasë shumë për referët, por sot ai nuk e respektoi Kosovën”, shtoi Samir Ujkani./TeleshkronjaPost/

Trajneri spanjoll, Luis Enrique, do që Spanja të përmirësohet para ndeshjes me Kosovën

Spanja e nisi me një gjysmëhapi fals fazën eliminatore të Botërorit të Katarit. “La Furia Roja” u ndal në një barazim 1-1 përballë Greqisë në Granada.

Trajneri Luis Enrique natyrshëm nuk u shfaq i lumtur duke evidentuar problemet në këtë ndeshje të pare.

“Sigurisht nuk është rezultati që ne prisnim dhe pretendonim. Nuk krijuam aq shumë shanse, dhe nuk u treguam shumë të saktë në ato raste që patëm, megithatë mendoj se në tërësi skuadra zhvilloi një paraqitje të mirë dhe çdo kërkesë që pata ndaj tyre ata e respektuan. Duhet që të jemi më të qartë përpara portës, sidomos kundër skuadrave që na mbyllen shumë prapa.”

Çfarë i mungoi kryesisht Spanjës në sfidën ndaj Greqisë?! Tekniku e ka një përgjigje.

“Kur kundërshtari është i mbledhur në mbrojtje, duhet frymëzin, duhet të ndërtosh diçka nga asgjëja, kjo besoj na mungoi në këtë ndeshje, në këtë pikëpamje nuk shfaqëm nivelin tonë të zakonshëm, tashmë e kemi ne në dorë të përmirësohemi dhe të gjejmë një zgjidhje në situata të tilla.”

Spanja që ndodhet në të njëjtin grup me Kosovën do të zbresë sërish në fushë më 28 mars kundër Gjeorgjisë në Tbilisi./TeleshkronjaPost/

Shkëlqen Arbër Zeneli, Kosova 4-0 Lituania [VIDEO]

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Lituanisë, ku edhe shënoj fitore bindëse me rezultat 4-0 në Stadiumin “Fadil Vokrri.”

E gjithë ndeshja u dominua nga Kosova, ku spikati super lojtari Arbër Zeneli me dy gola, ndërsa edhe Halimi e Muriqi lanë shenjë me nga një gol, transmeton Teleshkronja Post.

Goli i parë në ndeshje erdhi vetëm pas 27 minutash lojë, ku pas një super aksioni Arbër Zeneli shënoi një gol, specialitet i tij.

Në vazhdim Vedat Muriqi ka arritur që të shënojë golin e 11-të për Kosovën, duke ‘ngulitur’ topin me kokë në portën e Lituanisë, për rezultatin 2-0.

Më vonë Arbër Zeneli u rikthe prapë në skenë duke shënuar golin e dytë në ndeshje dhe të tretin për Kosovën.

Mbrëmjen e përmbylli super Besar Halimi, i cili ka shënuar golin e katërt për Kosovën në miqësoren ndaj Lituanisë dhe rezultati përfundimtarë 4-0./TeleshkronjaPost/