Numërohen 70% e votave, ky është rezultati (Grafika)

22:35 — KQZ-ja ka numëruar 70% të votave totale tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.15% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.67% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.48% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 7.71% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.60% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Grafikoni i plotë i rezultatit zgjedhorë pas 70% të votave./TeleshkronjaPost.com/

Kurti nuk u certifikua nga KQZ, reagon Isa Mustafa

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se të gjithë duhet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Thotë se kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, vetëm po zbaton një vendim të tillë.

I pari i LDK’së thotë se ishte Vetëvendosje ajo që inicoi në Kushtetuese çështjen e votës së Etem Arifit, dhe pasojat e këtij vendimi tani duhet t’i bartin.

“Zonja Daka nuk e ka iniciuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votën e ish-deputetit Etem Arifi. Këtë e ka inicuar Vetëvendosja. Në qoftë se një çështje iniciohet në Gjykatën Kushtetuese atëherë duhet të kenë gjithmonë parasysh të gjitha pasojat që vijnë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha Mustafa për RTK’në.

“Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka pasur për pasojë rrëzimin e qeverisë Hoti për shkak se është konstatuar se qeveria nuk është zgjedhur me 61 deputetë dhe për pasojë edhe më të keqe rrëzimin e Kuvendit të Kosovës që nuk ndodh që një Gjykatë Kushtetuese t’ia merr mandatin deputetëve. Sepse nuk kanë qenë fajtorë 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës që për një deputet nuk është respektuar procedura”, shtoi ai.

Por Kurti tha se do t’i prijë listës së VV’së pavarësisht se nuk u certifikua nga KQZ.

“Mendoj se çdo njëri prej nesh duhet të respektojë ligjin. Ligji është ai që e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuse. Nuk shoh asnjë mundësi që dikush të jetë në krye të listës ose të jetë kandidat i certifikuar për deputet nëse ligji nuk e lejon atë. A është në rregull kjo apo jo është punë tjetër. Duhet të vetëdijësohemi që nuk duhet të lejojmë në Kosovë që dikush të bëhet përfaqësues i legjislativit ai i cili ka shkelë ligjet’, theksoi Mustafa.

“Për mua, nëse s’do të kishte qenë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më mirë që të gjitha ata që janë në listën e deputetëve të vazhdojnë të garojnë”, tha ai.

E FUNDIT: KQZ-ja nuk certifikon kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk e ka certifikuar listën me kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtarët e KQZ-së kanë votuar me pesë vota për që kjo listë të mos certifikohet, njofton Klan Kosova.

Kjo listë nuk është certifikuar për arsye se pesë kandidatë brenda saj kanë problem me ligjin, dhe që lista nuk është ndryshuar as pas kërkesës drejt këtij subjekti politik.

Mbledhja u udhëheq nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka./TeleshkronjaPost/