E FUNDIT: Isa Mustafa jep dorëheqje si kryetar i LDK-së

Isa Mustafa do të japë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë

Burime të lajmi.net brenda LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vendimi pritet të konfirmohet gjatë mbledhjes së kryesisë së LDK-së që tashmë ka filluar.

Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%./TeleshkronjaPost/

Avdullah Hoti lajmërohet pas humbjes katastrofale të LDK-së

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë pas numërimit të shumicës së votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Hoti ka thënë në konferencë se do marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK’së, e cila ka marrë deri më tani 13,33 për qind në nivel qendror, shkruan Gazeta Express.

“Para jush, e marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Në ditët në vijim do të diskutoj me organet e LDK’së për përgjegjësinë time në këto zgjedhje”, ka deklaruar Hoti.

“Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit”, ka thënë ndër të tjera ai.

Megjithatë, kandidatin për kryeministër e ka mbrojtur kryetari i LDK’së, Isa Mustafën, duke thënë se ai ka bërë një punë të shkëlqyer përgjatë fushatës.

“Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Numërohen 70% e votave, ky është rezultati (Grafika)

22:35 — KQZ-ja ka numëruar 70% të votave totale tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.15% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.67% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.48% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 7.71% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.60% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Grafikoni i plotë i rezultatit zgjedhorë pas 70% të votave./TeleshkronjaPost.com/

Arben Gashi: “Në Vetëvendosje ka ish-terrorist, ish-ekstremist”

Anëtari i LDK’së, Arben Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në VV nuk ekziston mendimi ndryshe.Ai po ashtu ka pasur kritika për listën e këtij subjekti për deputetë.

“Aty nuk ka mendim ndryshe. Të gjithë e kanë një mendim dhe nuk guxojnë të deklarohen ndryshe”, tha ai.

Gashi tutje pati akuza të ashpra ndaj disa personave në atë listë, transmeton TeleshkronjaPost.

“Aty ka ish-LDK. Ka edhe ish-PDK. Por edhe ish-terrorist dhe ish-ekstremista”, shtoi ai.

Tutje kur u pyet se cilët prej kandidatëve në atë listë janë ish-terroristë ai ka shpjeguar duke thënë se nuk përmend emra por me hulumtime mund të gjenden.

“Këta persona mund t’i verifikoni dhe mund t’i gjeni afërsinë e tyre me grupe të ndryshme terroriste”, tha ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së./TeleshkronjaPost/

Kurti nuk u certifikua nga KQZ, reagon Isa Mustafa

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se të gjithë duhet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Thotë se kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, vetëm po zbaton një vendim të tillë.

I pari i LDK’së thotë se ishte Vetëvendosje ajo që inicoi në Kushtetuese çështjen e votës së Etem Arifit, dhe pasojat e këtij vendimi tani duhet t’i bartin.

“Zonja Daka nuk e ka iniciuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votën e ish-deputetit Etem Arifi. Këtë e ka inicuar Vetëvendosja. Në qoftë se një çështje iniciohet në Gjykatën Kushtetuese atëherë duhet të kenë gjithmonë parasysh të gjitha pasojat që vijnë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha Mustafa për RTK’në.

“Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka pasur për pasojë rrëzimin e qeverisë Hoti për shkak se është konstatuar se qeveria nuk është zgjedhur me 61 deputetë dhe për pasojë edhe më të keqe rrëzimin e Kuvendit të Kosovës që nuk ndodh që një Gjykatë Kushtetuese t’ia merr mandatin deputetëve. Sepse nuk kanë qenë fajtorë 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës që për një deputet nuk është respektuar procedura”, shtoi ai.

Por Kurti tha se do t’i prijë listës së VV’së pavarësisht se nuk u certifikua nga KQZ.

“Mendoj se çdo njëri prej nesh duhet të respektojë ligjin. Ligji është ai që e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuse. Nuk shoh asnjë mundësi që dikush të jetë në krye të listës ose të jetë kandidat i certifikuar për deputet nëse ligji nuk e lejon atë. A është në rregull kjo apo jo është punë tjetër. Duhet të vetëdijësohemi që nuk duhet të lejojmë në Kosovë që dikush të bëhet përfaqësues i legjislativit ai i cili ka shkelë ligjet’, theksoi Mustafa.

“Për mua, nëse s’do të kishte qenë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më mirë që të gjitha ata që janë në listën e deputetëve të vazhdojnë të garojnë”, tha ai.