Numërohen 70% e votave, ky është rezultati (Grafika)

22:35 — KQZ-ja ka numëruar 70% të votave totale tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.15% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.67% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.48% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 7.71% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.60% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Grafikoni i plotë i rezultatit zgjedhorë pas 70% të votave./TeleshkronjaPost.com/

Shpend Ahmeti: Unë seriozisht besoj që Kurti synon të bëhet kryeministër i Shqipërisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, synon të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Sipas tij, Kurti nuk ka synim Kryeministrinë e Kosovës, por Kosovën e sheh si dërrasë për të kërcyer e për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, shkruan Express.

“Unë mendoj se Albini nuk e ka synim Kryeministrinë e Kosovës, unë seriozisht e besoj. Unë mendoj se ai e sheh Kosovën si dërrasë për të kërcyer dhe për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, ia tha se Vetëvendosja synon pushtetin shqiptar, jo atë në Kosovë.

“Vetëvendosje nuk synon pushtetin në Kosovë, ajo synon pushtetin në shqiptar”, ka thënë Ahmeti.

“Ai flet për Shqiptarinë, jo për Kosovën. Unë mendoj se ka një lloj simpatie për VV’në në Shqipëri, i cili shihet si anti-krim”, shtoi Ahmeti.

Albin Kurti prezent në takim me thirrje nacionaliste serbe në Shtërpcë

Kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit, nuk i doli tubimi ashtu siç e priti, transmeton Teleshkronja Post.

Radio Televizioni i Serbisë ka publikuar pamje të vizitës së Albin Kurtit në Shtërpcë, të mbajtur dje. Pas premtimeve që ofron për serbët e Shterpcës, pas duartrokitjeve në prapavijë dëgjohen thirrjet “Serbia, Serbia”.

Albin Kurti, në pamjet që Radio Televizioni i Serbisë i ka publikuar u bën thirrje serbëve të Shtërpcës të dalin në votim më 14 shkurt.Kurti nuk arrin ta çojë deri në fund fjalën “shtet”, nga brohoritjet e serbëve.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme presidenti i SHBA-së Joe Biden, sot i ka dërguar letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kjo letër u përshëndet në Kosovë nga të gjithë akterët politikë. Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë ndonjë reagim karshi saj.

Arben Gashi: “Në Vetëvendosje ka ish-terrorist, ish-ekstremist”

Anëtari i LDK’së, Arben Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në VV nuk ekziston mendimi ndryshe.Ai po ashtu ka pasur kritika për listën e këtij subjekti për deputetë.

“Aty nuk ka mendim ndryshe. Të gjithë e kanë një mendim dhe nuk guxojnë të deklarohen ndryshe”, tha ai.

Gashi tutje pati akuza të ashpra ndaj disa personave në atë listë, transmeton TeleshkronjaPost.

“Aty ka ish-LDK. Ka edhe ish-PDK. Por edhe ish-terrorist dhe ish-ekstremista”, shtoi ai.

Tutje kur u pyet se cilët prej kandidatëve në atë listë janë ish-terroristë ai ka shpjeguar duke thënë se nuk përmend emra por me hulumtime mund të gjenden.

“Këta persona mund t’i verifikoni dhe mund t’i gjeni afërsinë e tyre me grupe të ndryshme terroriste”, tha ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së./TeleshkronjaPost/

Kurti nuk u certifikua nga KQZ, reagon Isa Mustafa

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se të gjithë duhet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Thotë se kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, vetëm po zbaton një vendim të tillë.

I pari i LDK’së thotë se ishte Vetëvendosje ajo që inicoi në Kushtetuese çështjen e votës së Etem Arifit, dhe pasojat e këtij vendimi tani duhet t’i bartin.

“Zonja Daka nuk e ka iniciuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votën e ish-deputetit Etem Arifi. Këtë e ka inicuar Vetëvendosja. Në qoftë se një çështje iniciohet në Gjykatën Kushtetuese atëherë duhet të kenë gjithmonë parasysh të gjitha pasojat që vijnë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha Mustafa për RTK’në.

“Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka pasur për pasojë rrëzimin e qeverisë Hoti për shkak se është konstatuar se qeveria nuk është zgjedhur me 61 deputetë dhe për pasojë edhe më të keqe rrëzimin e Kuvendit të Kosovës që nuk ndodh që një Gjykatë Kushtetuese t’ia merr mandatin deputetëve. Sepse nuk kanë qenë fajtorë 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës që për një deputet nuk është respektuar procedura”, shtoi ai.

Por Kurti tha se do t’i prijë listës së VV’së pavarësisht se nuk u certifikua nga KQZ.

“Mendoj se çdo njëri prej nesh duhet të respektojë ligjin. Ligji është ai që e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuse. Nuk shoh asnjë mundësi që dikush të jetë në krye të listës ose të jetë kandidat i certifikuar për deputet nëse ligji nuk e lejon atë. A është në rregull kjo apo jo është punë tjetër. Duhet të vetëdijësohemi që nuk duhet të lejojmë në Kosovë që dikush të bëhet përfaqësues i legjislativit ai i cili ka shkelë ligjet’, theksoi Mustafa.

“Për mua, nëse s’do të kishte qenë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më mirë që të gjitha ata që janë në listën e deputetëve të vazhdojnë të garojnë”, tha ai.