Ministria Arben Vitia: “Është e pashmangshme”, paralajmëron valë të re të pandemisë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së qeverisë është deklaruar për media, raporton Gazeta Express.

Vitia ka folur edhe për gjendjen me pandeminë COVID-19, me çrast ka thënë se një valë e re e COVID-19 mund të jetë e pashmangshme për vendin.

Ai ka thënë se variant Delta po dominon tashmë në shumë shtete dhe se ky variant mund të dominojë edhe në Kosovë.

“Është një variant jashtëzakonisht i rrezikshëm. Varianti Delta po dominon në disa pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Me paraqitjen e dy rasteve te ne, ne kemi frikën që shumë shpejtë do të dominojë edhe te ne. Përhapja është aq e frikshme, por të gjitha masat e përdorura deri tani kanë treguar se përkundër që mund ta ngadalësojnë përhapjen mund ta ndalin atë. Një valë e re në gusht, shtator, tetor, në çfarëdo varianti dhe çfarëdo masa mund të ngadalësohet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka vaksina të certifikuara dhe ato janë të sigurta.

“Lajmi i mirë është nga shtetet që kanë kryer me sukses vaksinimin dhe tregon se të gjithë ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga varianti Delta. Vaksinohuni kundër COVID-19. Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka vaksina të aprovuara nga EMA, vaksinat janë të sigurta. Ta shfrytëzojmë rastin që vjeshta të na gjejë më të qetë”, ka shtuar ai./TeleshkronjaPost.com/

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Shtrenjëtimi i rrymës elektrike në Kosovë – Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, ka shqetësuar bizneset, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke shtuar se duhet të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i tregut në mënyrë që të rritet konkurenca, që siç thotë ai do të ketë edhe oferta me çmime më të mira.

Në një intervistë për EO, Shahini ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është shqetësim i madh për qytetarët, bizneset, pasi që energjia është një ndër shtyllat kryesore që merr pjesë në shërbim apo prodhim.

“Mendon se energjia elektrike është një trend në gjihë botën dhe në Kosovë kjo ka rrit shqetësime të mëdha prandaj liberalizimi sa më i shpejtë i tregut për furnzimin të energjisë elektrike do të futë konkurencën. Në konkurencë mund të kemi edhe oferta më të mira edhe çmime më të mira dhe kjo do të jep mundësi jo sipas ligjeve aktuale por duhet të ndryshohen ligjet që secilin qytetar të blenë atje ku e ka më lirë, dhe ligjet aktuale që janë të limituara dhe bizneset se ku mund ta blenë energjinë elektrike.

Prandaj paralajmërimi për rritje të çmimit të energjisë elektrike është një shqetësim i madh për qytetarët, për bizneset sepse energjia është një nga shtyllat kryesore që merr pjesë në prodhim apo shërbim”, tha Shahini.

Shahin tutje tha se Qeveria përmes rregullatorit duhet të shikon saktë se për çfarë po kërkohet rritja e çmimit të energjisë, e njëra prej masave kryesore që duhet ta ndërmerr është liberalizimi i tregut, që operatorët ekonomik ta blenë atje nuk është më lirë.

“Qeveria duhet që përmes rregullatorit të shikon saktë se pse kërkohet rritje të energjisë elektrike prej 40%. Duhet të shikohet se cilat janë masat që mund t’i merr që mos të rritet, masat që duhet t’i merr janë liberalizimi i tregut që operatorët ekonomik të kenë të drejtë secili të blenë energjinë atë ku e gjenë më lirë dhe jo t’i jepet dikujt monopol dhe t’i merr pengë licencat dhe të ju ofron qytetarëve të vetë energji sipas atij që e ka përfitimin, por duhet të jepet mundësia që të liberalizohet tregu, të liberalizohen ligjet dhe qytetarët të blejnë energji atje ku e gjejnë më lirë”, u shpreh ai./TeleshkronjaPost/

Sa deputetë votuan pro Qeverisë Kurti II ?

Pasi Kuvendi i Kosovës zgjodhi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, në parlamentin e Kosovës është votuar Qeveria e re.

Albin Kurti është përsëri kryeministër i Kosovës, një vit pasi ishte shkarkuar në kohë pandemie.

Me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, Kurti ka marrë besimin e popullit dhe të deputetëve për të qeverisur vendin, transmeton Gazeta TeleshkronjaPost.

Brenda pak ditëve në Kuvendin e Kosovës është paralajmëruar edhe votimi për presidentin e vendit, me kandidaten për presidente nga koalicioni qeveriës, Vjosa Osmani.

Zëvëndëskryeministër i parë në Qeverinë Kurti është emëruar Besnik Bislimi, zëvëndëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, zëvëndësministri e tretë, Emilia Redzepi. Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është i rezervuar për një kandidat nga Lista Serbe.

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka./TeleshkronjaPost/