Portieri Ujkani fajëson gjyqtarin për humbjen nga Suedia

Përfaqësuesja e Kosovës me humbje të thellë e nisi rrugëtimin për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“Dardanët” pritën në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Suedisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3, transmeton Teleshkronja Post.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani është deklaruar për humbjen e thellë.

E humbëm ndeshjen në mënyrë të çuditshme, golat i hëngrëm pa lidhje dhe referi ishte skandal”, deklaroi Ujkani në “SS Kosova”.

“Kemi mundur të bëjmë më shumë, duhet ta pranojmë këtë dhe duhet harruar kjo humbje para ndeshjes me Spanjën”, theksoi portieri i Torinos.

“Nuk kam dëshirë të flasë shumë për referët, por sot ai nuk e respektoi Kosovën”, shtoi Samir Ujkani./TeleshkronjaPost/