Vuçiq: Jam për kufijtë ekzistues në Ballkan, “me Kosovën brenda Serbisë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk e ka parë dokumentin “mon-paper” që pretendohet se ishte dorëzuar në Bruksel presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, nga kryeminsitri slloven Janez Jansha, e sipas të cilit parashihet që Republika Srpska t’i bashkangjitet Serbisë, kurse Kosova Shqipërisë.

Presidenti serb ka thënë se angazhohet për kufijtë ekzistues të Serbisë, me Kosovën brenda dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën me Republikën Srpska.

“Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Vuçiq për B92.

“Për ne, gjëja më e rëndësishme është paqja dhe stabiliteti i plotë”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo përfshinte vazhdimin e dialogut me Kosovën, përcjell Telegrafi.

Kryeministri Slloven Janez Jansha ka mohuar pretendimet e mediave se ai i ka dorëzuar një dokument ‘non-paper” Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili parashikon rishikimin e kufijve në Ballkan.

Serbian President Aleksandar Vucic gestures as he speaks during a joint press conference with Russian Prime Minister Dmitry Medvedev after their meeting in Belgrade, on October 19, 2019. – Medvedev arrived on a one-day official visit to Serbia during which he attend military parade commemorating the 75th anniversary of the liberation of the Serbian capital from the Nazi Germany. (Photo by Andrej ISAKOVIC / AFP)

Lidhur me komentet e Timothy Les, një studiues në Qendrën Britanike për Gjeopolitikë dhe ish-diplomat, i cili komentoi mbi përmbajtjen e letrës “non-paper” të autorizuar nga kryeministri slloven Janez Jansha, Vuçiq tha se lind pyetja se si ata nga shoqëria civile nuk reaguan për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, paralajmërime të tilla [ridefinimin e kufijve të Ballkanit] vijnë nga ata që në mënyrë të paligjshme filluan të copëtonin territorin e Serbisë.

“Çdo ditë keni kërcënime për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë nga Tirana dhe Prishtina, dhe ata heshtin çdo ditë. Ata e duan Kurtin. Nga Rada Trajkoviq, Vuk Jeremiq, Dragan Gjilas, të gjithë e duan Kurtin që qëndron për Shqipërinë e Madhe”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se përfaqësuesit e asaj shoqërie civile nuk ishin “çmendur” nga bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, por nga fakti që dikush përmendi Republikën Srpska.

“Ne nuk ishim gjithmonë lule dhe vetëm të tjerët kishin faj. Por nëse mendoni se do të arrini një kompromis në atë mënyrë, është e qartë që ju nuk e doni atë, ju doni që ai konflikt i ngrirë të mbetet”, tha Vuçiq.

Ai tha se pozicionet e Serbisë dhe Kosovës janë diametralisht të kundërta, por se do të punonohet për përafrim përmes bisedimeve në Bruksel.

“Unë mendoj se është më mirë të mos kesh një konflikt të ngrirë, sesa të kesh një të tillë,” tha Vuçiq, duke shtuar se negociatat me Prishtinën nuk do të vazhdojnë në Paris, por në Bruksel.

Vuçiq tha se për paralajmërimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, se do të padisë Serbinë për dëmet e luftës, ai vetëm mund të “buzëqeshë thartë” dhe të pyesë “pse e gjithë kjo?”.

Presidenti serb tha se e tërë kjo për të është e pakuptimtë dhe se thjesht nuk ka fjalë.Vuçiq ka thënë se së shpejti do të udhëtojë në Bruksel për vizitë. /TeleshkronjaPost/