Super goli i Xherdan Shaqirit për Zvicren [VIDEO]

Zvicra ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Lituanisë, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës që po zhvillohet momentalisht në St. Gallen.

Xherdan Shaqiri shënoi për 1:0 për Zvicrën në minutën e 2-të, raporton Gazeta Express.

Ai e mposhti portierin me një goditje me të djathtën nga afërsia.

Ndeshja përfundoj me rezultat 1-0, goli i vetem nga Xherdan Shaqiri./TeleshkronjaPost/

Liverpool – Manchester United, formacionet zyrtare

Manchester Unitedi do të përballet me Liverpoolin sonte në Anfield, në një betejë të shumëpritur, e cila nis në orën 17:30.

Do të jetë një luftë mes të parit dhe të tretit në tabelën e Premierligës, me Unitedin që do të kërkojë të qëndrojë mbi Liverpoolin dhe ta rrisë epërsinë ndaj vendit të dytë, Leicester City, raporton Gazeta Express.

Derisa Ole Gunnar Solskjaer nuk përballet me ndonjë mungesë të madhe, Jurgen Klopp nuk do të mundë të llogarisë në disa lojtarë kyçë.

Virgil van Dijk, Joe Gomez, Diego Jota dhe Naby Keita mungojnë për Liverpoolin shkaku i lëndimeve.

Gjermani Jurgen Klopp i ka dhënë mundësinë e titullarit kosovarit Xherdan Shaqiri – i cili para pak më shumë se dy vjetëve shkëlqeu kundër Unitedit duke ia siguruar fitoren Liverpoolit me dy golat e tij në Old Trafford.

Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur të luajë me Paul Pogban nga fillimi në mesfushë, i cili do të mbështet nga Fred dhe Bruno Fernandes.

Këto janë formacionet startuese të të dy trajnerëve: