Votat që morën kandidatët e PDK’së në Malishevë

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë është radhitur e treta me 4 mijë e 266 vota.

Gazeta Infokus, ka siguruar listën e plotë, me votat që kanë marrë kanidatët e PDK’së në këtë komunë.

Në bazë të rezultateve, Enver Hoxhaj ka marrë numrin më të madh të votave , gjithsej 3239 vota.

Pas tij me 2321 vota është radhitur Gëzim Krasniqi.

Ndërsa Raimoda Krasniqi është e treta me numër më të madh të votave. Ajo ka siguruar 2032 vota.

Ndryshe, në nivel vendi PDK në zgjedhjet parlamentare është dalë partia e dytë, transmeton Teleshkronja Post.

Më poshtë e gjeni listën e plotë:

E FUNDIT: Isa Mustafa jep dorëheqje si kryetar i LDK-së

Isa Mustafa do të japë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë

Burime të lajmi.net brenda LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vendimi pritet të konfirmohet gjatë mbledhjes së kryesisë së LDK-së që tashmë ka filluar.

Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%./TeleshkronjaPost/

Avdullah Hoti lajmërohet pas humbjes katastrofale të LDK-së

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë pas numërimit të shumicës së votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Hoti ka thënë në konferencë se do marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK’së, e cila ka marrë deri më tani 13,33 për qind në nivel qendror, shkruan Gazeta Express.

“Para jush, e marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Në ditët në vijim do të diskutoj me organet e LDK’së për përgjegjësinë time në këto zgjedhje”, ka deklaruar Hoti.

“Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit”, ka thënë ndër të tjera ai.

Megjithatë, kandidatin për kryeministër e ka mbrojtur kryetari i LDK’së, Isa Mustafën, duke thënë se ai ka bërë një punë të shkëlqyer përgjatë fushatës.

“Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Numërohen 70% e votave, ky është rezultati (Grafika)

22:35 — KQZ-ja ka numëruar 70% të votave totale tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.15% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.67% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.48% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 7.71% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.60% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Grafikoni i plotë i rezultatit zgjedhorë pas 70% të votave./TeleshkronjaPost.com/

Shpend Ahmeti: Unë seriozisht besoj që Kurti synon të bëhet kryeministër i Shqipërisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, synon të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Sipas tij, Kurti nuk ka synim Kryeministrinë e Kosovës, por Kosovën e sheh si dërrasë për të kërcyer e për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, shkruan Express.

“Unë mendoj se Albini nuk e ka synim Kryeministrinë e Kosovës, unë seriozisht e besoj. Unë mendoj se ai e sheh Kosovën si dërrasë për të kërcyer dhe për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, ia tha se Vetëvendosja synon pushtetin shqiptar, jo atë në Kosovë.

“Vetëvendosje nuk synon pushtetin në Kosovë, ajo synon pushtetin në shqiptar”, ka thënë Ahmeti.

“Ai flet për Shqiptarinë, jo për Kosovën. Unë mendoj se ka një lloj simpatie për VV’në në Shqipëri, i cili shihet si anti-krim”, shtoi Ahmeti.