E FUNDIT: Bekim Jashari nuk e pranon humbjen

Kandidati për kryetarë të Skenderajit, Bekim Jashari nuk e ka pranuar humbjen e pësuar nga PDK në Skenderaj.

Jashari ka thënë se gjatë ditës janë raportuar parregullsi të mëdha, shantazhe e presion tek votuesit, shkruan lajmi.net.

“Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar””, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se do të presin numërimin e votës së fundit për të dalë me njoftim të ri.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.

Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.

Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.

Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.

Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.

Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri.

I juaji çdo herë Bekim Jashari!.

LIVE Rezultati: Drenasi shkon në balotazh ?

[22:32]- Rezultati mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së dhe Driton Ajazit të DD-së po shkon drejt balotazhit.

Deri tani, Lladrovci ka marrë 45.60 për qind të votave, ndërsa Ajazi ka marrë 31,66%.

[21:26] – Kandidati i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci po prin bindshëm, raporton Gazeta Express.

Deri tani, Lladrovci po prin me 46.61 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij, Driton Ajazi me 32,22 për qind.

[20:53]- Po vazhdon numërimi i votave në Drenas, ku kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci po prin me 47.41 për qind të votave.

Ndërsa, kundërkandidati i tij, Driton Ajazi, me 30.85 për qind të votave.

[20:12] – Nga numërimi i votave në Drenas, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci po prin me 43.09 për qind të votave.

Ndërsa kandidati i DD-së, Driton Ajazi aktualisht po merr 31.87 për qind të votave.

[20:00] – Ka nisur numërimi i votave në Drenas, ku nga të dhënat e fundit të KQZ-së, kandidati Driton Ajazi merr 32.38 për qind të votave.

Ndërsa kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci deri tani ka marrë 28.83 për qind.

Ndërsa kandidati i VV-së, ka marrë 25.62 të votave, Xhavit Drenori nga GPD ka marrë 12.10 për qind të votave.

Kandidatja e LDK-së, Anduena Gllareva ka marrë 0.71 për qind të votave, ndërsa Arta Ahmeti Xhylani nga AAK ka marrë 0.36 për qind të votave.

LIVE: Rezultati në Malishevë [FOTO]

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, renditet i katërti sipas votave të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri më tani, Krasniqi ka marrë 924 vota, apo 14.43%.

Ndërkaq kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, renditet i pari me 2 mijë e 475 vota, apo 38.65%.

Isni Kilaj i Partisë Demokratike të Kosovës renditet i dyti, me 1 mijë e 759 vota, apo 27.47%.

Bajrush Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i treti, me 1 mijë e 38 vota, apo 16.21%.

LIVE: Rezultati në Skenderaj [FOTO]

[20:46]- Numëri i votave në qytetin e Skenderaj po vazhdon, transmeton TeleshkronjaPost.

Deri tani, kandidati i PDK-së, Fadil Nura prin me 62.12 për qind të votave, ndërsa Bekim Jashari me 36.72 për qind të votave.

[20:19]- Po vazhdon numërimi i votave në Skenderaj, ku deri tani kandidati i PDK-së, Fadil Nura po prin me 58.91 për qind të votave.

Ndërsa Bekim Jashari po merr 39.69 për qind, raporton Gazeta Express.

[20:05] – Ka nisur numërimi i votave në Skenderaj, ku nga të dhënat e fundit të KQZ-së, kandidati i PDK-së, Fadil Nura po prin me 59.34 për qind.

Ndërsa kandidati Bekim Jashari renditet i dyti deri tani me 39.34 për qind.

E FUNDIT: Ky ështe rezultatit i zgjedhjeve në Drenas [FOTO]