Tentoi ta mbajë të fshehtë, por të ftuarit e ditëlindjes i zbuluan Efit të dashurin [FOTO]
![Tentoi ta mbajë të fshehtë, por të ftuarit e ditëlindjes i zbuluan Efit të dashurin [FOTO] 1 Post - Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/tentoi-ta-mbaje-te-fshehte-por-te-ftuarit-e-ditelindjes-i-zbuluan-efit-te-dashurin-foto/](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/03/640-0-screenshot-1-1679158217.jpg)
Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother.
Por, në këtë festë nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i ish-konkurrentes. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.
Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.
![Tentoi ta mbajë të fshehtë, por të ftuarit e ditëlindjes i zbuluan Efit të dashurin [FOTO] 2 Post - Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/tentoi-ta-mbaje-te-fshehte-por-te-ftuarit-e-ditelindjes-i-zbuluan-efit-te-dashurin-foto/](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/03/640-0-download-2-1679158181.png)
Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes.
Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.
![Tentoi ta mbajë të fshehtë, por të ftuarit e ditëlindjes i zbuluan Efit të dashurin [FOTO] 3 Post - Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/tentoi-ta-mbaje-te-fshehte-por-te-ftuarit-e-ditelindjes-i-zbuluan-efit-te-dashurin-foto/](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/03/640-0-download-1-1679158180.png)
![Tentoi ta mbajë të fshehtë, por të ftuarit e ditëlindjes i zbuluan Efit të dashurin [FOTO] 4 Post - Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/tentoi-ta-mbaje-te-fshehte-por-te-ftuarit-e-ditelindjes-i-zbuluan-efit-te-dashurin-foto/](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/03/640-0-screenshot-2-1679158181.jpg)