Terror Alarm: “Grupi terrorist rus Wagner në rrugën e tyre për në Kosovë”

Organizata “Terror Alarm”, një organizatë e pavarur izraelite pretendon se ka informacione se një njesi e grupit PMC Wagner është nisur drejtë veriut të Kosovës.

Sipas një “tweeti” të publikuar para pak minutash, ata shkruajnë se llogaria e grupit Wagner në rrjetin social Telegram, rrjet ky i cili u themeluar nga dy rusët Nikolai dhe Pavel Durov, raporton Teleshkronja Post.

Nuk dihet saktësia e informacionit në lidhje me këtë raportim, por ka gjasë për një gjë të tillë duke patur parasyshë edhe lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë.

Grupi Wagner, i njohur gjithashtu si PMC Wagner, është një organizatë paraushtarake ruse. Ajo përshkruhet ndryshe si një kompani private ushtarake, një rrjet mercenarësh ose një ushtri private de facto e presidentit rus Vladimir Putin.

Në lidhje me praninë e grupit Wagner ka dyshime të forta se ka përfshirje tash e sa kohë në organizimin e serbëve dhe strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Ky është raportimi i organizatës “Terror Alarm” në rrjetin social Twitter.