U sëmur Luizi dhe i kërkon ndihmë Kiarës, ajo çudit me sjelljen: Unë do iki tani [VIDEO]

Nuk kuptohet shumë mirë se çfarë por diçka po ndodh me Luizin. Ai sot ka qëndruar në heshtje, edhe me Kiarën.

Në një moment Luizi i kërkon ndihmë dhe ajo i thotë që aty është, nuk po ikën. Kjo nuk është ndihmë, ia kthen Luizi.

Prej ditësh aludojet se Luiz Ejlli, është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Nëpër shtëpi, fansat thonë se ai dëgjohet duke kërkuar ilaçe, duke qëndruar i shtrirë, apo me orë të të tëra në dhomën e rrëfimit.

Së fundmi, në tjetër lajm po përhapet për gjendjen shëndetësore të këngëtarit. Thuhet se Luizi mbrëmjen e djeshme ka ka lënë shtëpinë për të shkuar në një spital privat.

Ai ka bërë disa analiza që para dy ditëve dhe janë në pritje për të dalë përgjigjet. Nëse ato analiza dalin jo të mira, ai do të largohet nga loja. E keni vënë re në disa video që ai e ka thënë vetë që të shtunën do të dalë…

Gjithsesi më shumë pritet të mësohet orët në vijim dhe prime-n e nesërm. Po në rast se del Luizi, BBV merr fund, nuk e shikon më asnjë njeri./TeleshkronjaPost/