Urimi special i Ilir Shaqirit për fitoren dhe dasmën e Luizit

Luizi u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i “Big Brother VIP 2”. Ai ka marrë urime të shumta si nga publiku ashtu dhe nga personazhet e njohur, mes tyre dhe nga fituesi i edicionit të parë, Ilir Shaqiri.

Iliri ka publikuar në rrjete sociale një foto të Luizit nga momenti i madh, duke e uruar si për fitoren ashtu dhe për martesën, njofton Teleshkronja Post.

“Ta gëzosh fitoren me 100 suksese të tjera dhe të trashëgohesh o kampion”, ka shkruar ai.

Shikojeni storien e publikuar në Instagramin e tij nga fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother Albania 1, Ilir Shaqiri, për fituesin e edicionit të dytë, shkodranin Luiz Ejlli:

ilir shaqiri, Teleshkronja Post