Vedati drejtuar Stresit: Ti nuk din me thënë asgjë, ke përdorur gjëra të varfra shpirtërisht (VIDEO)

Debati Stresi-Vedati: Gjatë mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP Kosova për të dytën herë me radhë u përplasën Vedati dhe Stresi.

Debati ishte goxha i nxehtë, ndërsa nuk munguan akuza e kundër akuza nga më të ndryshmet, por në përgjithësi Stresi ka thënë të jetë “hatëruar për shkak se Vedati ka folur rreth gruas së tij”.

Nuk munguan as replikat nga Vedati, i cili ka thënë se Stresi “ka përdorur gjëra të varfra shpirtërisht”.

“Kush çka ka përmend nuk e di sinqerisht. Unë prap ta them, ti akoma nuk din me thënë asgjë. Do të doja të më thoje diçka që është ashtu. Të kam thënë dhe në Prime, ti përdorë gjëra të varfra shpirtërisht” , i ka thënë Vedati, Stresit.