Xherdan Shaqiri shënon dy super gola ndaj Inter Miamit të Messit (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka dhuruar paraqitje të shkëlqyer, në ndeshjen që Chicago Fire e fitoi bindshëm 4:1 ndaj Inter Miamit, ekip ku paraqitet shtatë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.

Megjithatë, për të tretën ndeshje radhazi, Messi nuk u paraqit për shkak të lëndimit.

Shaqiri ndërkohë arriti ta vidhte ‘shoun’. Shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 49-të. Ai realizoi edhe në të 73-n për rezultatin 4:1.

Ishte ky gol i pestë i Shaqiri në kampionatin amerikan këtë edicion, karshi pesë asistimeve.

Chicago aktualisht është në vendin e tetë me 40 pikë dhe është në zonën plejof. Inter Miami është i 14-ti me 33 pikë.