Xhudo: Edhe një medalje për Kosovën

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha i ka sjellë Kosovës medaljen e argjendtë nga Kupës e Botës, ”European Open”, i cili po zhvillohet në Sofia të Bullgarisë.

Loxha ishte e pafat në finale, ku u mposht me IPPON nga xhudistja bullgare, Ivelina Ilieva, shkruan IndeksOnline.

Xhudistja kosovare në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon belgen, Eveline Delbaen.

Në çerekfinale Loxha mooshti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina, Andjela Samardzic kurse në gjysëmfinale, Flaka mposhti me dy Wazaari për Ippon, spanjollen Adriana Rodriguez Salvador.

, Teleshkronja Post