Zbulohet kërkesa e çuditshme që Luizi i ka bërë “Vëllait të Madh”

Me hyrjen e Efit, Kiarës, Ronaldos rrjedha e lojës së Luizit ka ndryshuar.Këngëtari gjatë një bisede me grupin ka zbuluar çfarë i ka kërkuar produksionit.

Luizi ka zbuluar kërkesën e papritur që i ka bërë ‘Vëllait të Madh’.Këngëtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe 12 orë vetëm në shtëpinë vip.

‘I kam bërë kërkesë Vëllai të Madh, nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë por 12 orë.

Domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë’, tha Luizi. /TeleshkronjaPost/