Zbulohet sekreti i Luizit se si arrinte t’i kuptonte nominimet

Në emisionin “Pardon My French” Meridiani ka treguar një sekret të Luizit në lidhje me nominimet që bëhen brenda shtëpisë së Big Brother Albania.

Pra si arrinte Luizi të zbulonte se kë kishte nominuar çdo banor gjatë mbrëmjes së spektaklit në PRIME në një mënyrë unike dhe inteligjente, njofton TeleshkronjaPost.

Ja se çfarë tha Meridiani në lidhje me zbulimin e nominimeve :

“Dëgjo, t’ju them një sekret. Të gjithë diskutonin kur mbaronte ‘Prime’ për nominimet dhe Luizi thoshte që Ronaldo ka nominuar këtë apo atë. E ka kuptuar njeri se si arrinte ta gjente Luizi këtë pa e disktuar me asnjë? Luizi ishte i frikshëm sepse në momentin vinte banori pra që ishte bërë nominimi kur hynte tek dhoma e rrëfimit ai shikonte fokusin e kamerës ku rrotullonte kamera dhe tek kush banor u fokusonte ‘zoom’-i.”