ZYRTARE: Serbia liron tre policët e kidnapuar në veri të Kosovës

Lirohen tre policët e Republikës së Kosovës, të cilët ishin arrestuar nga forcat speciale serbe brenda territorit të Kosovës në veri.

Gjykata në Kralevë të Serbisë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, transmeton TeleshkronjaPosto.

Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi ishin arrestuar më 14 qershor. Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, njëri nga avokatët e policëve.