ZYRTARE: SHBA-ja dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri

Ka ardhur reagimi i parë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth sulmit nga grupet e organizuara dhe të maskuara kriminale ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Si pasojë e këti konflikti të armatosur, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, transmeton TeleshkronjaPost.

DEKLARATA E AMBASADORIT JEFFREY M. HOVENIER

Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagimi i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit.

Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre.

Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim të shpejtë për dy oficerët e plagosur.