ZYRTARE | Valbona Mema ndërpret rrugëtimin në Big Brother

Gossip: Përmes një zarfi, “Vëllai i Madh” njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.

Dhe pas një leximi të zarfit, Bona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.

Ditën e sotme në “BBVA” u kumtua lajmi se banorja e shtëpisë, Valbona Mema është larguar nga shtëpia.

Ky vendim erdhi pasi e motra e saj është e sëmurë.Pasi doli nga shtëpia, Valbona përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.

“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”, shkroi ajo krahas videos.