Luizi mbledhë nënshkrimet e grupit, do t’i përdorë të nominoj Oltën, Maestron dhe Kristin
Nominimet janë diskutimi më i shpeshtë që banorët kanë me njëri tjetrin brenda shtëpisë. Ditën e sotme, Luizi i ofron një marrëveshje disa prej banorëve ku ndër ta ishte dhe Dea Mishel.
Luizi i ka shpjeguar rregullat banorëve, të cilat janë shumë të qarta dhe të thjeshta për t’u kuptuar-ose me të ose kundër tij. Ai i kërkon firmat secilit prej tyre në një fletë të bardhë. Banorët që firmosin automatikisht bëhen pjesë e grupit të tij.
Luizi shprehet se të gjithë këtë e bënë me qëllim që të vendos në lojë banorët e tjerë, shkruan Teleshkronja post. Natyrisht se kjo është strategji e tij e lojës.
Edhe pse Dea hodhi firmën në fletën e bardhë, ajo i tha Teas se Luizi nuk duhet të mendojë se ajo do e mbrojë ndonjëherë atë.
Luizi u shpreh se duke mbledhur firmat e të gjithë banorëve ai do të sulmojë lojtarët e fortë dhe jo ata të dobët. Banorët e radhës që firmosën ishin Bledi dhe Keisi./TeleshkronjaPost/