“Grindjet me Tiranën zakonisht i shkaktojmë ne në Kosovë”
Dukagjin Gorani, analist politik, ka thënë të hënën në “Pressing” të T7 se grindjet mes Kosovës dhe Shqipërisë shpesh i shkaktojnë nga njerëzit në Kosovë.
Teksa komentonte raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë, Gorani ka shtuar se “duhet të jemi më të kujdesshëm”.
“Shpesh herë ne jemi shkaktarë të këtyre grindjeve. Kisha pasur qef që të jemi më të kujdesshëm”, ka thënë Gorani.
E për sa i përket akuzave ndaj Ramës që “po i mbron politikat e Beogradit”, sipas Goranit ofendimet dhe akuzat e tilla “kalojnë në vepër penale”.
“Ndërkohë ofendimi që i bëhet kryeministrit të Shqipërisë, në mënyrën sesi është ka i bëhet këto ditë përbën vepër penale”, ka shtuar analisti.
Sipas, akuzat e tilla s’kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes./TeleshkronjaPost/