‘Finale para finales | Olta dhe Luizi shkojnë në nominim direkt [VIDEO]
Pas Luizit, edhe Olta e ka hequr litarin ditën e sotme duke shkuar direkt në nominim me Luizin. Ishte Luizi ai që nxiti Oltën ta hiqte litarin duke i thënë të bëjnë një “finale të parakohshme”.
“Tregoje veten, hajde të japim një finale të parakohshme. Hiqe litarin, unë e ti në nominim dhe e ndajmë mendjen. Hiqe, hiqe dhe mbyllja gojën të gjithëve. Hiqe dhe mi bëj gati valixhet më përcill. Hiqe se të enjte, të premte jemi në nominim bashkë. Shqipëria mban frymën. O ti o unë në këtë shtëpi”, i tha Luizi Oltës.
Olta nuk e mendoi më gjatë dhe e hoqi litarin./TeleshkronjaPost/