Luizi e bën të qajë Kiaran, grupi i vajzave humbin lojën [VIDEO]

Loja e vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ për banorët e shtëpisë krijoi kaos dhe solli lot. Ajo e cila u prek ishte Kiara Tito, pasi u ndje e asfiksuar, duke bërë që vajzat të humbnin lojën.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje dhe momente nga loja e cila ka vënë në lëvizje të gjithë shtëpinë, transmeton Teleshkronja Post.

Sipas lojës, vajzat duhet që të injoronin djemtë e shtëpisë, duke mos folur e prekur. Mirëpo, Luizi kapi ‘mat’, Kiarën në tualet. Ai e zuri në një cep, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste.

Vajzat e shtëpisë i erdhën në ndihmë Kiarës, mirëpo duke parë se moderatorja nuk e përballoi dot, i kërkuan që të dorëzohej.

Ashtu bëri Kiara dhe vajzat humbën lojën.

Bisedat:
Kristi: Foli? Luizi: Jo, jo nuk foli me mua. Kiara: mbarova. Dua të dal nga këtu, nuk kam jetë, Olta: O Kiara, po si u fute aty ti? Kiara: Ja shkova të laj dhëmbët dhe ngela.

Ka mundësi të shkosh të bësh një kërkesë pasi po më merret fryma, nuk është normale kjo gjë. Olta: Kiara prishe lojën Kiara: Po si nuk të vjen zor more njeri? Si? i tha Kiara Luizit kur e prishi lojen./TeleshkronjaPost/