Qetësori shfaqë aftësitë qysh në fillim, e bën të qajë Oltën
Videomesazhi i djalit 2-vjeçar i Oltës, u përmend ditën e sotme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Aktorja ishte duke biseduar mëngjesin e sotëm me Qetsorin, për ndjesinë e të qënit nënë e për rritjen e Amarit (djalit).
Olta zbuloi se ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe e ftohtë, duke mos përcjellë emocion madje as kur shikoi mesazhin e djalit.
Ajo zbuloi se ka frikë se mos tallet nga banorët, e sidomos nga Luizi, shkruan TeleshkronjaPost.
Qetsori, e pyeti sesi mund të ftohet zemra e një nëne, e ky koment, bëri që Olta të shpërthente në lot e të shkonte në tualet.
Disa fragmente nga biseda mes tyre:
Olta: Unë prandaj qëndroj e fortë në pamje të jashtme, se po e shpërtheva këtë gjendje emocionale që kam, nuk vazhdoj dot më këtu.
Qetsori: Po të vazhdosh e ftohtë gjatë gjithë kohës, nuk e shikoj të arsyeshme. Robi edhe qan. Olta: Nëse këtu tregon gjendjen emocionale dhe qan, Luizi tallet gjithë javës. Viktimizohesh thonë.
Qetsori: Ju rrezikoheni të ftoheni. Olta: Prekem shumë kur ma thua këtë. Si mund të ftohet zemra e një nëne?Qetsori: Zemra e një nënë dhe një babai ftohet. /TeleshkronjaPost.com/