Vrasja e 14-vjeçarit, Luizi merr këtë vendim (FOTO)
Këngëtari shqiptar Luiz Ejlli ka dhënë një paralajmërim përmes rrjetit social “Instagram”.
Për shkak të rastit tragjik ku humbi jetën një 14-vjeçar, ne emër të tij dhe të stafit SBS Musicent ai tregoi që kënga që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për ditën e shtunë.
“Prindër të Martinit, unë nuk mund ta imagjinoj se si ndiheni… por e di shumë mirë se sa e keni dashur. Ngushëllime”, shkroi artisti.
Shiko reagimin e plotë nga Luizi: