Burg Brother: A e “inspiroi” Protesta e PD-së Vëllanë e Madh ta “burgos” Luizin, Maestron, Oltën dhe Kristin
Vëllai i Madh ka ndëshkuar Luizin, Oltën, Maestron dhe Kristn, për shkak se gjatë javës kanë diskutuar për nominimet, gjë që është e ndaluar nga produksioni.
Gjatë spektaklit mbrëmjen e djeshme, atyre iu komunikua se do të futen në “Burg Brother VIP”, një hapësirë e izoluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Me sa duket produksioni është “inspiruar” nga protesta e djeshme e PD-së, ku mes shumë pamkartabe ishe dhe ajo e “Burg Brother Vip”, për të demonstruar realitetin shqiptar, sipas protetuesve.
Luizi, Olta, Maestro dhe Kristi do të qëndrojnë në “Burg Brother Vip” për rreth 72 orë, ndërsa janë paralajmëruar masa më të mëdha ndëshkuese nëse do t’i thyejnë përsëri rregullat.