Ermiona iku nga shtëpia e ‘Big Brother’, Kiara bën veprimin e ulët që nuk pritej
Si rrjedhojë e dh *nës verbale të përsëritur, ‘Vëllai i Madh’ skualifikoi nga gara Ermiona Lekbellon. Ky vendim u komunikua mëngjesin e sotëm, pas debateve të ashpra që ndodhën një natë më parë.
Pasi Luizi lexoi komunikatën, Ermiona u ngrit nga kolltuku duke u drejtuar për nga dhoma e gjumit, aty ku bëri gati valixhet. Asnjë nga banorët nga reagoi, ndërsa vetëm Luizi i shkoi nga pas.
Në momentin kur Ermiona ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luizi, Eva, Kristi, Keisi dhe Tani. Banorët e tjerë, ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën, duke mos zgjedhur që ta takonin.
Ermiona përqafoi dhe puthi Luizin, me të cilin ka pasur afrimitet më shumë në shtëpi, ndërsa si për çudi, Kiara nuk tentoi as ta takonte.‘Të fala vajzës‘- i thotë Luizi dhe Eva.
“Zarf i zi vëllai i madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mos respektimin e rregullave të formatit që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt.
Dh.na verbale e përdorur mbrëmë në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje e për këtë arsye vëllai i madh ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është skualifikuar nga loja e si rrjedhojë dhe televotimi i radhës është anuluar”, thuhet në zarf, i cili u lexua nga Luizi./TeleshkronjaPost/