“FIFA Best Player 2022” – Benzema, Mbappe dhe Messi në garë për çmimin prestigjioz të FIFA-s
Federata ndërkombëtare e futbollit – FIFA ka zbuluar emrat e kandidatëve përfundimtarë për çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2022, transmeton TeleshkronjaPost.
Dy francezë Karim Benzema dhe Kylian Mbappe, gjithashtu edhe argjentinasi Lionel Andres Messi janë tre finalistët që konkurrojnë për këtë çmim.
Për bazë do të merren paraqitjet e futbollistëve nga periudha 8 gusht 2021 deri më 18 dhjetor 2022.
Fituesi i çmimit “Lojtari më i mirë i FIFA-s” nga FIFA do të zbulohet në një ceremoni në Paris, më 27 shkurt.
Në total prej 14 lojtarësh u nominuan fillimisht këtë çmim, të përzgjedhur nga një panel ekspertësh.
Lista përfundimtare e ngushtë, tre finalistët; Benzema, Mbappe dhe Messi, janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga:
trajnerët e ekipeve kombëtare të meshkujve, kapitenët e ekipeve kombëtare, gazetarët e futbollit dhe tifozët që votuan në faqen zyrtare të FIFA-s./TeleshkronjaPost/
? We have our finalists for #TheBest FIFA Men's Player Award!
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 10, 2023
?? @Benzema
?? Lionel Messi
?? @KMbappe