‘Finale para finales | Olta dhe Luizi shkojnë në nominim direkt [VIDEO]
!['Finale para finales | Olta dhe Luizi shkojnë në nominim direkt [VIDEO] 1 Post - Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/finale-para-finales-olta-dhe-luizi-shkojne-ne-nominim-direkt-video/](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/02/Luizi-5.jpg)
Pas Luizit, edhe Olta e ka hequr litarin ditën e sotme duke shkuar direkt në nominim me Luizin. Ishte Luizi ai që nxiti Oltën ta hiqte litarin duke i thënë të bëjnë një “finale të parakohshme”.
“Tregoje veten, hajde të japim një finale të parakohshme. Hiqe litarin, unë e ti në nominim dhe e ndajmë mendjen. Hiqe, hiqe dhe mbyllja gojën të gjithëve. Hiqe dhe mi bëj gati valixhet më përcill. Hiqe se të enjte, të premte jemi në nominim bashkë. Shqipëria mban frymën. O ti o unë në këtë shtëpi”, i tha Luizi Oltës.
Olta nuk e mendoi më gjatë dhe e hoqi litarin./TeleshkronjaPost/