Jeta në Francë, zhvendosja në Tiranë, BigBrother – Historia e Luizit që fitoi zemrat e ndjekësve
Luiz Ejlli është ndër konkurrentët që këtë edicion të “Big Brother” ka fituar një popullaritet të gjerë. Të shumtë janë fansat e tij, që e kanë mbështetur si në rrjetet sociale, ashtu edhe me prezencën e tyre jashtë shtëpisë.
Historia e këngëtarit shkodran ka bërë për vete ndjekësit, duke e cilësuar si një djalë shumë të zgjuar.
Nga ana tjetër edhe këngëtari ka folur për jetën e tij, që duhet thënë ka pasur shumë ulje-ngritje. Qysh në fillim të edicionit ai ka filluar që të paraqitet si një njeri i thjeshtë duke mos përmendur shkollimin e arritjet derisa është dashur që të tregoj për jetën e tij në një lojë që iu dha.
Ai i habiti të gjithë banorët kur u tregoi se është jurist se kishte punuar si noter dhe kishte zyrën e tij ku punoi për disa vite, madje ai ishte edhe diplomat në Francë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” si këngëtar. Kjo ka bërë që nga publiku të admirohet kaq shumë si një njeri me shumë arritje në jetë, por që pëlqen të tregohet shumë i thjeshtë, madje në një bisede me Oltën ka thënë se nëse e fiton çmimin do blej një shtëpi se është me qira.
Por, një video që qarkullon në rrjetin social “Tik Tok”, thuhet që Luizi ka mjaft pasuri ku zotëron tri shtëpi, një në vendlindjen e tij në Shkodër, një në Francë ku ka jetuar për disa vite dhe një shtëpi në Tiranë, aty ka ku jetuar kohëve të fundit.
Në fakt, duket se gjithçka është një sajesë që qarkullon. Kjo për faktin se në fakt këngëtari në Paris ka qëndruar me qira, duke qenë se nuk kishte një apartament të tijin.
Pas largimit nga Franca ai gjeti punë pranë OSHE-së, duke bërë që të qëndrojë me qira edhe në Tiranë. E vetmja banesë që ai ka është në Shkodër, dhe është pikërisht një pronë e përbashkët që e ka me familjarët e tij.
Bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë ku këngëtari u lind dhe u rrit në Shkodër. Sa i përket makinave luksoze që paraqiten, duket se janë shumë larg realitetit të tij. Kjo për faktin se në Tiranë më shpesh e kemi parë në këmbë Luizin sesa në një mjet.
Ndërsa sa i përket lëvizjeve të tij në Paris, makinat ishin pronë e shtetit, duke qenë se Luizi mbante një post të rëndësishëm në ambasadë, kishte të drejtë t’i përdorte. Por, me t’u larguar nga puna e tij në Paris, Luizi vendosi të bënte jetën e tij si noter në Tiranë.
Edhe këtu nuk kanë qenë të lehtë hapat e tij. Pasi ia doli të kishte zyrën e tij, duket se puna nuk po i shkonte si duhej, për këtë arsye licenca iu hoq, duke qenë se kishte shumë vite pa ushtruar vulën e tij. Nga jeta si artist e pastaj diplomat, Luizit iu desh shumë të përshtatej në lëkurën e re si noter.
Duke mos u futur dot në këtë treg e duke qëndruar larg miqve e kolegëve të tij në këtë fushë, Luizi ka lëshuar zyrën që ka pasur me qira për biznesin e tij disa muaj më parë.
Pas jetës së mirë që bënte si diplomat në Paris, artisti nga Shkodra, u ndesh me vështirësi të mëdha ekonomike në Tiranë. Krejt i vetëm, duke qenë se pjesën tjetër të familjes e ka në SHBA, Luizit iu desh të niste një punë në KESH, por duhet thënë se edhe këtë punë tashmë e ka humbur.
Këngëtari Luiz Ejlli para se të bëhej pjesë e formatit televiziv ka punuar si specialist i nivelit të lartë në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare me rrogë më pak se 1 milion lekë të vjetra. Ai ka folur pikërisht për këtë episod në shtëpinë e BBV-së para deklaratës kontradiktore që futi popullin shqiptar në dilemë.
Ejlli deklaron se KESH-i ka ndërruar mendje për dhënien e lejes gjatë kohës që ai do të ishte pjesëmarrës në BBV2 dhe e ka ritelefonuar për t’i thënë se nuk munden t’i japin leje nga frika se mund t’u prishë imazhin. Në atë moment, këngëtari rrëfen se është larguar.
“Firmosa kontratën me ‘Top’-in dhe dy ditë para se me hy mrenë më marrin në telefon e më thonë nuk ta japim dot lejen se më thanë që ‘mund të na prishësh imazhin’. Në ç’kuptim i thashë jua prish imazhin? Se mren mund të bësh naj budallallik, naj gomarllik, se mund të bëhesh problem dhe se kur të dalësh nga aty do vish në punë këtu dhe do thojnë ‘u ky që ka bo atë, punon në KESH. Dhe unë i thashë ‘ok’ s’po jua prish imazhin”, deklaroi Ejlli para kamerave, duke deklaruar se tashmë është pa punë./TeleshkronjaPost/