Karikaturë e vitit 1911: “Shqipëria zemra e Perandorisë Osmane!?”
Më 5 Prill të vitit 1911, në revistën javore “Kalem” në Stamboll, ishte publikuar një karikaturë mjaft interesante.
Në karikaturë duket se është paraqitur një burrë i madh (në mbipeshë) i personifikuar si Perandoria Osmane, dhe ka të dukshme organet brendshme trupore të tij.
Me numra nga 1 deri në 4 janë cekur katër vende që atë kohë ishin nën sundimin osman në atë kohë.
Me numrin 1 është shkruar Shqipëria, 2. Bagdadi, 3. Jemeni dhe numër 4. Siria.
Numrat e vendeve të cekura janë të vendosura nëpër organet e brendshme. Numri 1 i Shqipërisë është vendosur mu në zemër të “perandorisë”. Pra, revista javore “Kalem” e kohës e shihte dhe e paraqiste Shqipërinë sikur zemrën e Perandorisë Osmane.
Fotografia është marrë nga profili i Rafet Kadriut në FaceBook, raporton Teleshkronja Post.