‘Kjo është dhunë fizike’, Kristi i revoltuar, Luizi: Do hash vezën turinjve
Pozicioni i Krist Dragot Aliaj si President i qeverisë së Big Brother është shoqëruar me debate të shumta bashkë me Luiz Ejllin.
Teksa banorët ishin në oborr, Bledi debatoi me Kristin duke i thënë atij se populli i besoi votën dhe se ai duhet të zbatojë ligjet, njfot TeleshkronjaPost.com .
Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, kërkoi që Kristi të goditej me vezë, duke qenë se një gjë të tillë e miratoi kabineti qeveritar mbrëmjen e kaluar.
Luizi i tha Efit që t’ia hidhte ajo vezët, por ia tha me zë të ulët ku nuk e dëgjoi askush përveç Kiarës. Efi mori vezët dhe sapo Kristi u kthye, i theu atij dy vezë në kokë.
Gjestin e Efit, Kristi e cilësoi si dhunë fizike. Sipas tij, do ishte mirë që Efi t’i thonte paraprakisht që do e godiste me vezë dhe jo ta kryente në atë mënyrë veprimin.
Kristi i kërkoi Bledit që ai të protestojë për gjestin e shëmtuar të Efit, duke qenë se gjithë kohën bën thirrje për drejtësi. Ai u revoltua shumë dhe thuajse e gjithë shtëpia u përfshi në debat.
Kristi: Kjo është dhunë fizike
Kiara: Po lojë është mos ja fut kot ça thua dhunë fizike
Kristi: Ju të vinit të më thonit kemi dy vezë për këtë që ke bërë do ndëshkohesh
Luizi: Ashtu të erdhëm dhe the jo. Tu prish imazhi ty me dy vezë
Kristi: Ju bullista jeni pa karakter
Luizi: Tani do hash vezën turinjve