Luizi harron Kiarën, i dhuron tërndafil dhe i jep rrobat banores së re
Luizi është miqësuar me banoren e re, Jori. Ai i ka ofruar asaj rrobat e tij meqënëse modeles ende nuk i ka ardhur valixhja e për më tepër ka bërë një gjest që ka rënë shumë në sy.
Teksa Jori po bisedonte me Maestron dhe Antonetën, Luizi kaloi pranë tyre dhe i dhuroi Jorit një trëndafil. Në këtë moment erdhi dhe Kiara pranë tyre dhe kaq u desh që Maestro të niste me batuta duke thënë ‘shiko shiko Kiara, plasën trëndafilat’.
Luizi u afrua pranë tyre dhe i tregoi Kiarës çfarë bëri. Kiara thjesht buzëqeshi dhe vazhdoi bisedën me Antonetën.
Nga ana tjetër Luizi nuk ia kurseu përgjigjen Maestros duke i thënë: “Nuk ka mbaruar me kaq, por ti nuk do jesh këtu për t’i komentuar. Do na shohësh nga shtëpia…”.
Hyrjet e reja në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë sjellë larmishmëri e shumë ngjyra. Banorët e vjetër po njihen me ato të rinjtë dhe e anasjellta.
Secili prej të gjashtëve kërkon të dijë diçka më shumë për mënyrën sesi funksionon bashkëjetesa e sesi janë marrëdhëniet mes banorëve. E kështu bënë! Mëngjesi i sotëm i gjeti banorët në oborr, duke biseduar me njëri-tjetrin./TeleshkronjaPost/