Luizi mbledhë nënshkrimet e grupit, do t’i përdorë të nominoj Oltën, Maestron dhe Kristin

Nominimet janë diskutimi më i shpeshtë që banorët kanë me njëri tjetrin brenda shtëpisë. Ditën e sotme, Luizi i ofron një marrëveshje disa prej banorëve ku ndër ta ishte dhe Dea Mishel.

Luizi i ka shpjeguar rregullat banorëve, të cilat janë shumë të qarta dhe të thjeshta për t’u kuptuar-ose me të ose kundër tij. Ai i kërkon firmat secilit prej tyre në një fletë të bardhë. Banorët që firmosin automatikisht bëhen pjesë e grupit të tij.

Luizi shprehet se të gjithë këtë e bënë me qëllim që të vendos në lojë banorët e tjerë, shkruan Teleshkronja post. Natyrisht se kjo është strategji e tij e lojës.

Edhe pse Dea hodhi firmën në fletën e bardhë, ajo i tha Teas se Luizi nuk duhet të mendojë se ajo do e mbrojë ndonjëherë atë.

Luizi u shpreh se duke mbledhur firmat e të gjithë banorëve ai do të sulmojë lojtarët e fortë dhe jo ata të dobët. Banorët e radhës që firmosën ishin Bledi dhe Keisi./TeleshkronjaPost/

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/luizi-mbledhe-nenshkrimet-e-grupit-do-ti-perdore-te-nominoj-olten-maestron-dhe-kristin/