Pas shumë vitesh pritje në stacion – Simaku arrin të kontaktojë me djalin e saj

Biznesmeni dhe modeli shqiptar, Elton Ilirjani, ka reaguar pak minuta më parë duke ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, bën me dije se artistja Parashqevi Simaku ka folur me djalin e saj, të cilin prej vitesh e ka pritur në nstacionin e trenit në New York, aty ku edhe flinte si e pastrehë.

“Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin”, ka shkruar Ilirjani.

Tutje shtoi: “Gëzuar Krishtlindjen! Gëzuar Shën Premten”.

Situatat po vazhdojnë të ndryshojnë për të mirë për ikonën e muzikës shqiptare.

Nga ana tjetër, Eltoni në një intervistë të fundit u shpreh se frika e tij më e madhe është se Parashqevia mund të largohet përsëri pasi gjendja e saj mendore nuk është stabile.

Ai ka hapur edhe një ‘GoFundMe’, ku kërkon të mblidhen një milion dollarë për Parashqevinë.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/pas-shume-vitesh-pritje-ne-stacion-simaku-arrin-te-kontaktoje-me-djalin-e-saj/