Po vjen banorja më e re e Big Brother Albania! Të gjithë e njihni [VIDEO]
Ju kujtohet Elsa, personazhi i famshëm i komedisë teatrale më të njohur në Shqipëri, “Pallati 176”?
Eva Alikaj, aktorja tashmë 62 vjeçe, pritet që këtë të martë të futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, edicioni i dytë, transmeton Teleshkronja Post.
Jo më kot, ditët e fundit banorëve u është kërkuar të mësojnë përmendësh pasazhe nga batutat e komedisë më të ndjekur shqiptare të të gjitha kohërave.
Eva Alikaj aktualisht jeton në Vjenë të Austrisë.
Ajo shprehur më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”.
Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”./TeleshkronjaPost/