Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate
Policia Ushtarake e FSK-së po trajnohet së bashku me Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura Kroate, raporton Teleshkronja Post.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se në Split të Kroacisë është realizuar trajnimi në kontrollin e trafikut gjatë qarkullimit të mjeteve transportuese dhe mjeteve tjera ushtarake.
“Përpos avancimit të shkathtësive, ky trajnim mundësoi edhe shkëmbimin e përvojave, si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen për trajnime tjera të përbashkëta”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë me fotografi :